“Vidhen” bibliotekat në Fier dhe Lushnje, lexuesit nuk i kthejnë librat
Në bibliotekën e qytetit të Fierit mungojnë një numër i madh librash, pasi një pjesë e lexuesve për më shumë se shtatë vite nuk kanë dorëzuar librat e marra.Drejtori i Bibliotekës Petrit Nika shpjegon se po mbahet një procesverbal për të evidentuar lexuesit që kanë prishur kontratën dhe titujt e librave të pakthyer.Ndërkohë do të merren dhe masa ndëshkimore ndaj lexuesëve që nuk kanë kthyer librat, si gjoba me 5 fish i vlerës së librit, apo mosmarrje e shërbimeve të përgjithshme nga bashkia.Edhe në Lushnje, arkiva e librave në bibliotekën e qytetit po varfërohet cdo ditë e më shumë, pasi librat e marrë për t'u lexuar brenda një afati kohor, nuk kthehen më. Edhe këtu problemi është i mbartuar ndër vite.Biblioteka e Lushnjes, së fundmi është e pajisur edhe me barkode për gjetjen lehtësisht të vendndodhjes së titujve të caktuar të librave.