Testimi i mjekëve në Shkodër, bluzat e bardha të përçara
Mjekët në Shkodër janë të ndarë rreth cështjes së testimit të aftësive të tyre. Urdhri i mjekut dhe një pjesë e mjekëve të spitalit rajonal janë kundër testimit, ndërkohë që ka edhe zëra brenda bluzave të bardha, që shpjegojnë se testimi nuk ka asgjë të keqe, dhe është një proces që secili duhet t'i nënshtrohet. Mjekët kundërshtarë të testimit po përgatisin një peticion që do t'ia dërgojnë ministrisë së shëndetësisë javën që vjen.Shkoder-Bluzat e bardha në Shkodër ndajnë qëndrime të ndryshme rreth testimit, të paralajmëruar nga ministria e Shëndetësisë. kreu i urdhërit të mjekut për Shkodren Vehbi Kovaçi e quan këtë nisëm një shoë, ndërsa thotë se me këtë sistem po vihen në dyshim universitetet.Të njëjtin qëndrim mban edhe shefi i kirurgjisë Ardian Dajti, i cili thekson se me këtë testim hidhen poshtë vite të tera pune në shendetësi, si dhe specializimet e njëpasnjëshme të mjekëve.Por nëndrejtoresha e spitalit, mjekja Dhurata Uruçi, ndryshe nga kolegët shprehet e gatshme për testim dhe e cilëson normal procesin.Pritet që brenda javës së ardhshme bluzat e bardha të Shkodres që janë kundër testimit të firmosin një peticion, që do t'i dërgohet ministrisë së linjës dhe institucioneve të tjera të shtetit.