Durrës, kapën 2 klandestinë sirianë në autobusin Athinë-Tiranë, shoferi i mori nga 500 euro

Durrës-Dy shtetas sirianë janë kapur në Durrës, të fshehur në autobusin e linjës Athinë-Tiranë. Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e autobusit 48 vjecarin Agron Karanxha, i cili i ka transportuar klandestinët sirianë nga Athina ne Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar te Kakavijes duke i fshehur në autobus kundrejt një shume prej 500 euro per person.Dy klandestinët kanë deklaruar në polici që kishin si destinacion final Malin e Zi, për nga do të shkonin drejt perëndimit.Aktualisht policia e Durrësit, po heton rreth ekzistencës së mundshme të një linje trafiku nga Athina për në Malin e Zi, të klandestinëve që vijnë nga vende në konflikt.