Kosovë, u sulmua dhe ambasada e Malit të Zi
Protesta e djeshme e kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar edhe një incident që mund të ketë pasoja diplomatike për Kosovën. Pasi thyen me gurë xhamat e godinës qeveritare, dhe shkatërruan një lokal në sheshin qendror të Prishtinës, protesutesit godiën me gurë edhe ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, që ndodhet po në sheshin Nënë Tereza.Sipas dëshmitarëve okularë, të cituar nga mediat në Kosovë, sulmi ka ndodhur kur policia filloi të pastron turmën e protestuesve nga sheshi. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbulimin e autorëve të ngjarjes.Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar pati ndalur me dhunë edhe një panel në Hotelin 'Emerald' ku u mbajt Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i ZI me pjesëmarrje të qeverisë malazeze. Atëherë disa aktivistë të VV e ndërprenë me dhunë panelin me pankartën që thoshte: "NË MAL TË ZI SHQIPTARËT SHTYPEN. KJO NUK ËSHTË MIQËSI!"Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Isa Mustafa, shkruan se qytetarët e Kosovës nuk e kanë të nevojshme të bërtasin "Trepça është e jona", sepse ajo është e Kosovës dhe askujt tjetër. Mustafa shkruan se askush nuk duhet të frikësohet nga deklaratat e Serbisë."Ata, të cilëve iu mbet merak të dërgojnë Trepçën në likuidim, për ti zhdukur të gjitha gjurmët e vjedhjeve, kontrabandës, keqpërdorimeve dhe manipulimeve, tani e quajnë të shantazhuar Qeverinë e cila së bashku me shumicën e deputetëve të Kuvendit e shpëtoi në momentin e fundit nga falimentimit dhe nga mbetja pa punë e mbi 5,000 punëtorëve", shkruan ndër të tjera Mustafa."Mos u frikësoni nga fjalët që vijnë nga Serbia, sepse ato janë fjalë e kjo është tokë, e jona. Frikësohuni nga ata që manipulojnë me emocionet e qytetarëve për ta shkatërruar pasurinë dhe për ta rrënuar demokracinë, edhe ashtu të brishtë, të këtij vendi"Të shtunën, disa mijëra persona nga e gjithë Kosova protestuan në Prishtinë për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb, Aleksandar Jabllanoviç, dhe mbajtjen e ndërmarrjes së Trepçës nën administrimin e Kosovës. Me pankarta "Jabllanoviç jashtë", "Mustafa, argat i Serbisë", "Trepça është e jona", etj, protesuesit akuzuan kryeministrin Isa Mustafa pse nuk po shkarkon ministrin serb, i cili i quajti "egërsira" nënat gjakovare që protestonin për familjarët e zhdukur gjatë luftës. Pavarësisht se nisi e qetë, protesta u përshkallëzua në dhunë dhe incidente mes protestuesve dhe policisë së vendit.