Arrihet marrëveshja për largimin e armatimit të rëndë nga lindja e Ukrainës

Bisedimet për krizën në Ukrainë, të cilat kanë përfunduar mbrëmë vonë në Berlin, kanë rezultuar me arritjen e një marrëveshje për largimin e armatimit të rëndë nga lindja e Ukrainës. Minsitri i Jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajër njoftoi për marrëveshjen që u arrit pas katër orë diskutimesh me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, homologun ukrainas, Pavlo Klimkin si dhe ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius.Shtajnmajër tha se të gjitha palët, sikurse zyrtarët e qeverisë ruse edhe përfaqësuesit e separatistëve, kanë rënë dakord që armatimi i rëndë të tërhiqet 15 kilometra nga zona e konfliktit.Kjo marrëveshje, sipas ministrit gjerman, është një sukses por, Shtajnmajër nënvizoi se "nuk ka përparim" në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën lindore, pjesë në të cilën separatistët pro-rusë i kanë luftuar forcat qeveritare për muaj të tërë.Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin tha se bisedimet ishin shumë të vështira."Ramë dakord për disa aspekte, si për shembull për një mbledhje trepalëshe të grupit të kontaktit në ditët e artdhshme. Mund të arrijmë rezultate pozitive, dhe shpresoj që të gjitha palët të punojnë për këtë qëllim,; tha ai pas takimit.Bisedimet e së mërkurës në Berlin janë mbajtur në kohën kur është raportuar se separatistët pro-rusë kanë vendosur më shumë armë në një pikë strategjike në Ukrainën lindore. Ndërkohë NATO akuzoi dje Rusinë se po shkel marrëveshjen e Minskut ndaj I bëri thirrje të tërheqë trupat ushtarake e të mos ndihmojë rebelët pro rusë në luftën e tyre me Kievin zyrtar. Thirrja e shefit të NATO-s për Kremlinin vjen pas denoncimit të presidenti Petro Poroshenko I cili tha në samitin e Davosit se Rusia ka 9000 trupa në Ukrainë.