Rrëshqet kodra në Durrës, rrezikohen 15 banesa në Porto Romano

15 shtëpi të vendosura në zonën e Porto Romanos në Durrës rrezikojnë të rrëshqasin nga maja e kodrës në det si rezultat i fenomenit të rrëshqitjes që ka përfshirë të gjithë faqen perëndimore të kodrës.Banorët janë të tronditur. Fenomeni i rrëshqitjes së tokës ka kohë që ka nisur, por tashmë sipas tyre situata ka marrë përmasa shqetësuese duke rrezikuar jo vetëm shembjen e banesave, por edhe jetën e tyre.Banorët thonë se nevojitet ndërhyrje emergjente, para se të ndodhë ndonjë tragjedi.Terreni i pjerrët, përmbajtja argjilore e tokës, por edhe ndërhyrjet e pakontrolluara në zonë kanë rritur rrezikun nga rreshqitjet në kodrën e Porto Romanos.