Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi ekspozohen nëpërmjet pikturave në galerinë FAB

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkulturor Shqipëri-Turqi në galerinë FAB në kryeqytet janë çelur dy ekspozita të veçanta.Në fotot e ekspozitës "Nga Kostandinopoja në Stamboll" ndihet qartazi aroma e Shqipërisë, pasi në to paraqiten vendbanime të cilat më parë kanë qënë të banuara nga shqiptarë.Fotot paraqesin Bosforin nga mesi i shek të XIX deri në shek XX dhe pasqyron Stambollin në 150 vite.Koleksioni i fotografive është ndërthurur me veprat e 14 artistëve të rinj "Unë kam një histori", ekspozitë e cila përcjell mesazhin se e shkuara është pjesë e pandashme e së tashmes.Përmes instalacionit paraqitet njëriu dhe televizioni si dhe tabloja e jetës përmes televizionit.Përmes fotografive tregohet qartë se historitë moderne dhe tradicionale bashkëjetojnë shumë mirë në Turqi.Dy ekspozitat të cilat vinë në kuadër bashkëpunimit ndërkulturor Shqipëri-Turqi do të qëndrojnë hapur deri 3 shkurt në Galerinë e Akademisë së Arteve.