Gjermani, kreu i PEGIDA si Hitleri, polemika brenda lëvizjes anti-islamike

Themeluesi i Lëvizjes Europiane kundër Islamizimit, të njohur si PEGIDA, është detyruar të mbrohet pasi në rrjetet sociale qarkulloi një foto e tij, duke pozuar si Adolf Hitler.Lutc Bahman pretendon se ajo foto, e botuar nga gazeta lokale e Dresdenit "Morgenpost", ka qenë vetëm një shaka e madje e kishte postuar vetë në Facebook. Por, shaka apo jo, fotografia mund të dëmtojë ndjeshëm imazhin e tij dhe lëvizjes që ka themeluar.Ai dhe drejtuesit e tjerë të lëvizjes që po mban tubime të përjavshme që prej tetorit të kaluar, këmbëngulin se nuk janë racistë apo diskriminues ndaj të huajve, por vetëm ndihen të shqetësuar nga islamizimi i Gjermanisë dhe fshirja e kulturës hebreo-kristiane nga ana e emigrantëve.Edhe pa këtë fotografi, reputacioni i lëvizjes qenë i dyshimtë në Gjermani. Javët e fundit, paralelisht me tubimet e PEGIDA-s, në disa qytete gjermane janë mbajtur tubime kundër saj, nga njerëz të shqetësuar për këtë frymë ngative në vend.Lëvizja është kritikuar edhe nga kancelarja Angela Merkel, por përveç Gjermanisë, javën e kaluar një protestë e ngjashme është mbajtur edhe në Kopenhagen të Danimarkës, pasi ajo e programuar për në Dresden u anullua për shkak të kërcënimeve ndaj organizatorëve.[caption id="attachment_453362" align="alignnone" width="559"]7 (Në foto: Kreu i Lëvizjes Europiane kundër Islamizimit,PEGIDA,Lutc Bahman)[/caption]