Muzeu pa ngrohje, drejtuesit kanë kërkuar fond, Ministria ka heshtur

Ekspozita e 95-vjetorit të Kongresit të Lushnjes u çel pikërisht nga nxënësit e kësaj shkolle në kryeqytet.Ceremonia e hapjes së ekspozitës zgjati vetëm pak minuta, pasi ambientet brenda Muzeut Histori Kombëtar ishin shumë të ftohta për shkak se prej vitesh tashmë nuk funksionon sistemi i ngrohjes.Drejtori i Muzeut, Melsi Labi, pohon se problemin e ngrohjes ia kanë bërë të ditur tashmë edhe Ministrisë së Kulturës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje pasi shuma e kërkuar për vënien në funksion të sistemit të ngrohjes është shumë e madhe.Ekspozita e çelur me rastin e 95-vjetorit të mbledhjes së Kongresit të Lushnjes në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë e hapur për tre ditë për të gjithë qytetarët.