Trepça, Mustafa letër minatorëve: Ndërprisni grevën, sot përgjigjja
Minatorët e Trepçës mbrëmjen e djeshme, 21 janar 2015, kanë marrë një letër nga kryeministri Isa Mustafa, ku i kërkon atyre të lënë grevën, dhe pritet që sot ata të marrin një vendim në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë në vazhdim.Mediat kosovare raportojnë se grevistët janë duke e analizuar letrën e kryeministrit Mustafa dhe sot prej orës 9 deri në orën 12 do të dalin me një qëndrim.Isa Mustafa i ka siguruar minatorëve të Trepçës se Qeveria e Kosovës, se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Kosovës.“Në letër, kryeministri Mustafa, ka sqaruar hapat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të cilat kanë evituar falimentimin e Trepçës dhe kanë siguruar perspektivë zhvillimore për të”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.Mustafa: Trepça e jona, s’negociojmë. Vendimin s’e solli Serbia