Berat, hedh solar në depozitat e ujit duke vënë në rrezik jetën e fqinjëve

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Beratit.Depozitat e banorëve të një pallati 6 katësh janë ndotur në mënyrë të qëllimshme me solar. Banorët kanë konsumuar ujin, duke demonstruar dhe probleme me shëndetin, ndërkohë që policia ka nisur proçedimin në gjendje të lirë për një të dyshuar për ngjarjen e pazakontë.Berat-Skandal në Berat. Një person u ka hedhur qëllimisht solar depozitave të ujit të banorëve të një pallati.Kjo ngjarje e pazakontë dhe e rëndë, u ka rrezikuar jetën banorëve të pallatit në lagjen "Kushtrim".Një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysëm u dërgua në spital, pas problemeve gastro-intenstinale të krijuara pas kontaktit me ujin e ndotur në mënyrë të qëllimshme.Policia e Beratit pas denoncimit të ngjarjes nisi proçedimin në gjendje të lirë të një banori të pallatit, 64-vjeçarit Z.Gj, i cili dyshohet të kete ndotur depozitat e ujit në tarracë me solar, pas konfliktit që kishte me një prej fqinjëve.Sakaq inspektorët e DSHP-së Berat kanë marrë kampionë nga uji i ndotur dhe po analizojnë përbërjen e tij.[caption id="attachment_453575" align="alignnone" width="700"]depozite me solar Ne foto: Shishja e gjetur brenda depozitave dhe sipas banoreve ka solar, Berat 21 Janar 2015[/caption]depozita me solar