Shkodër, tregjet në trotuare, qytetarët kalojnë në rrugën e makinave

Mungesa e një tregu të mirëfilltë për tregtarët e bulmeteve dhe shpendëve të gjalla, ka bërë që këta të fundit të shesin në trotuare, jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Ndërkohë qytetarët detyrohen të ecin paralel me automjetet në rrugë.Në Shkodër produktet ushqimore shiten në mes të rrugës dhe jashtë çdo kushti higjeno-sanitar.Tregtarët ambulant zaptojnë çdo ditë trotuaret duke i kthyer në mini-tregje, ndërsa policia bashkiake nuk ushtron fuqinë e saj.Hapësirat e projektuara për këmbësorët kanë marrë funksion tjetër dhe tashmë këto të fundit detyrohen të ecin paralel me automjetet në rrugë.Shkodra nuk ka akoma një treg të mirëfilltë për këto produkte, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka neglizhuar kontrollet në terren.E kthyer në një histori që nuk i bën me askujt përshtypje, indiferenca ka perfshirë plotësisht edhe institucionet vendore.