Bushati refuzoi drejtimin e Komitetit Ekonomik të OSBE, PD e PS e kritikojnë

Tiranë-Në unison, mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Jashtëm, kanë kritikuar vendimarrjen e kryediplomatit, Ditmir Bushati, për të refuzuar drejtimin e Komitetit Ekonomik të OSBE-së për vitin 2015.Deputeti Aldo Bumçi, deklaroi se vendimi godet raportet me OSBE.“Drejtimi i Komitetit nga Shqipëria është refuzuar nga Ministri i Jashtëm. Kjo është jashtëzakonisht e rëndë, janë të pakuptueshme arsyet që kanë çuar Ministrin në këtë refuzim që do i jepte Shqipërisë një peshë dhe rol shumë të madh në këtë moment zhvillimesh të mëdha në Ukrainë, ku Serbia merr drejtimin e OSBE. Dhe duam të kërkojmë sqarim se për çfarë arsyeje Ministri i Jashtëm ka refuzuar drejtimin e një nga tre Komiteteve më të rëndësishme të OSBE”tha Bumçi.Edhe kryetarja e Komisionit Arta Dade, sqaroi se nga Organizata ka pasur shqetësim.“ Ministri nuk më ka konsultuar, por shqetësimet e OSBE i kam avancuar pranë Ministrit. Kam qenë e mendimit që Shqipëria mirë do të ishte ta merrte këtë kryesim. Pasi duke qenë në drejtim qoftë dhe të Komisionit në Çështjet Ekonomike ne kemi një rol për të luajtur gjatë Presidencës së Serbisë. Arsyet pse mund të jetë refuzuar kjo mund të jetë dhe fakti se Shqipëria ka kërkuar të drejtojë Komitetin për Çështje të Sigurisë” deklaroi Dade.Në mbledhjen e parë, Komisioni ra dakord për të marrë në shqyrtim në fillim të muajit shkurt ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, për të cilin PD e PS do të punojnë bashkë.