Vlorë, shkolla e parë shqipe po shkon drejt rrënimit

Vlorë-Kjo është e para shkollë e gjuhës shqipe në qytetin e Vlorës. Godina 120 vjeçare e Shkollës "28 Nentori" ka shërbyer edhe si Ministria e pare e Arsimit në qeverinë e Ismail Qemalit, ndaj objekti konsiderohet Monument kulture. Por pavarësisht vlerave të mëdha historike lageshtia dhe mungesa e investimeve po sjellin rrënimin e godinës.Situatën e rënduar e ndjejnë dhe përjetojnë çdo ditë nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Palestra mungon, tualetet janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa muret duket sikur do të bien.Por ndërsa shkolla çdo ditë rrezikon rrënimin, askush nuk kujtohet për shpëtimin e saj.[caption id="attachment_453506" align="alignnone" width="640"]shkolla 2 Ne foto: Shkolla "28 Nëntori" në Vlorë[/caption][caption id="attachment_453507" align="alignnone" width="411"]shkolla 1 Ne foto: Shkolla "28 Nëntori" në Vlorë[/caption][caption id="attachment_453508" align="alignnone" width="411"]shkolla 3 Ne foto: Shkolla "28 Nëntori" në Vlorë[/caption]