NATO-Rusisë: Largo trupat nga Ukraina, mos ndihmo separatistët me armatim

NATO i ka bërë thirrje Rusisë që të largojë forcat e saj të armatosura nga lindja e Ukrainës si dhe të mos ndihmojë më separatistët pro-rusë me armatime dhe pajisje të tjera ushtarake.Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut verior, Jens Stoltenberg, konfirmoi se forcat ruse kanë disa muaj që futen në Ukrainë, duke shkelur marrëveshjen e Minskut."Prania e forcave ushtarake ruse në Ukrainë nuk ndikon për mirë në zgjidhjen paqësore dhe me bisedime të problemit. Prandaj i bëjmë thirrje Rusisë që të mos i mbështesë më separatistët dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut".Shefi i NATO-s nuk pranoi të jepte shifrën e saktë të trupave ruse, por Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, tha gjatë fjalës së tij në Forumin Botëror Ekonomik tha se bëhej fjalë për 9000 ushtarë.Edhe pse NATO e ka bërë të qartë që nuk ka ndërmend të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, Stoltenberg theksoi se aleanca ishte e gatshme të mbronte aleatët e vet.Mbështetje për të përballuar krizën, Ukraina mori edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.Shefja e misionit,Kristin Lagard, konfirmoi se vendi do të marrë ndihmë financiare në formë huash afatgjata në këmbim të reformave strukturore dhe fiskale.Luftimet në Donjeck, qendrën e Republikës Popullore të vetëshpallur nga separatistët, u rralluan gjatë të mërkurës, por pasojat shkatërrimtare janë të dukshme.Deri më tani, nga konflikti në Ukrainë, të nisur që në mars 2014 me aneksimin e Krimesë nga Rusia, kanë humbur jetën 4 800 persona.