Greva e minatorëve, përkeqësohet gjendja e tyre, por s’dorëzohen
Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. Gjendja e tyre shëndetësore u është përkeqësuar, por kjo nuk po i zmbrapsë ata në realizimin e kërkesave të tyre.Mjeku i cila ka vizituar minatorët grevistë, Faik Bllata, ka thënë se pavarësisht barnave që u janë dhënë, gjendja e tyre mund të përkeqësohet.Brenda në minierë po qëndrojnë 723 punëtorë të minierës së Stantërgut me flotacion dhe më shumë se 220 punëtorë të Novobërdës.Ata në këtë formë po shprehin pakënaqësitë e tyre që “Trepça” nuk u shndërrua në ndërmarrje publike. Behxhet Vinarci nga Këshilli grevist ka thënë se për hapat e mëtejmë do të vendoset varësisht nga rezultati i takimit që ata presin ta kenë me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.Grevistët janë këmbëngulës që do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave.