Jemen, arrihet marrëveshja e paqes mes qeverisë dhe rebelëve
Qeveria dhe rebelët në Jemen duket se kanë arritur një marrëveshje paqe paraprake për të shuar krizën politike në vend.Luftimet në vend janë përshkallëzuar që të martën, kur rebelët shiitë morën pallatin presidencial. Disa zyrtarë qeveritarë e quajtën grusht shteti, ndërsa rebelët thanë se nuk i kishin kërkuar Presidentit Abu Mansur Hadi që të jepte dorëheqjen.Sipas marrëveshjes, palët do të hartojnë një Kushtetutë të re, në të cilët forcat rebele Huti, të përqendruara në veriperëndim të vendit, do të kenë më tepër fuqi.Por edhe pse u arrit një marrëveshje ka dyshime për jetëgjatësinë e saj, pasi të martën, të njejtët rebelë bombarduan dhe pothuajse rrënuan pallatin presidencial.Kaosi në Jemen shqetëson më tepër nga të gjithë qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila e konsideron qeverinë legjitime dhe aleate të saj në luftën kundër Al Kaedës në gadishullin arabik, që e ka qendrën e vet pikërisht në lindje të vendit.Rebelët Huti mbështeten me armë dhe trajnime nga Irani, pasi i përkasin të njejtës degë të fesë islame. Ata përbëjnë rreth 40-45% të popullsisë, ndërkohë që 60-65% janë myslimanë sunitë, ndërsa në vend ka edhe 1% popullësi të krishterë.