Greqi, socialistët "mesazh dashurie" Syriza-s

Partia Socialiste greke, PASOK, ka pranuar se mund të mbështesë një qeveri të drejtuar nga radikalët e majtë të Syriza-s, si pjesë e një koalicioni pro-europian por që do ta drejtonte vendin larg programit të shpëtimit të imponuar nga Bashkimi Europian.Kreu i partisë, Evangelos Venizelos, i cili është zëvendës.Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm në qeverinë e koalicionit të PASOK-ut me Demokracinë e Re të Antonis Samaras, thotë se duhet konsensus i gjerë për të drejtuar vendin pas zgjedhjeve të së dielës."E kemi detyrë kombëtare që ta ndihmojmë vendin në këtë ditë të vështirë. Duam që sakrifica e popullit grek të respektohen, nuk mund të bëjmë lojëra dhe të kthehemi në vitin 2009. Por nuk do të lejojmë, për sa kohë që do të jemi në parlament, që askush të ndërmarrë politika amatore dhe të rrezikshme".PASOK kishte dominuar prej vitesh politikën greke dhe fitoi bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2009, pak muaj para se vendi të zhytej në krizën e borxheve.Ajo humbi mbështetjen e votuesve, pasi pranoi politikat shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Europian, megjithatë vazhdon të jetë në qeveri, si partner i vogël i Demokracisë së Re.Sondazhet në Greqi shohin Syriza-n si fituese të zgjedhjeve, ndërsa PASOK dhe disa parti të tjera të qendrës së majtë shihen si aleatë të mundshëm.Propozim për aleancë, Syriza ka marrë edhe nga partia e sapoformuar e ish-kryeministrit Jorgo Papandreu dhe sipas drejtuesve çdo aleancë, përveç se me komunistët, është e mundshme.