Shkodër, po kalonte në anën tjetër të lumit, mbytet 64-vjeçari

Lumi Kir në Shkodër i ka marrë jetën një 64-vjeçari nga fshati Bardhaj. Fran Ndoc Suti banues në këtë fshat po kalonte në anën tjetër të lumit për të shkuar në banesën e tij, kur rrjedha e ka marrë përpara.Megjithëse 2 banorë dhe një polic i zonës kanë ndërhyrë për ta shpëtuar, perpjekjet nuk arritën ti shpëtonin jetën.Ujrat e ftohta të lumit Kir i kanë marrë jetën menjëherë 64-vjeçarit, ku sipas bluzave të bardha ai ka pësuar atak kardiak.Rrjedha e ka spostuar për disa metra trupin e pajetë, ndërsa është dashur ndërhyrja e efektivit te policise dhe kolegeve për nxjerrjen e tij dhe dërgimin në morgun e spitalit rajonal.Kalimi i lumit nga banorët e zonës është e rrezikshme, pasi edhe ura e Bardhajve është amortizuar ndjeshëm, duke vënë në rrezik jetën e familjeve të 2 fshatrave.[caption id="attachment_452455" align="alignright" width="655"]Në foto: Trupi i pajetë i gjetur në lum Në foto: Trupi i pajetë i gjetur në lum[/caption]