Edhe Tirana ndizet për pavarësinë e Kosovës, Bashkia aktivitete për 5-vjetor
Festës së 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës i janë bashkuar edhe shqiptarët si në sheshin kryesor të Prishtinës, por edhe të rrugës "Murat Toptani" në Tiranë. Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh, të cilat nisën me një koncert në rrugën pedonale në orën 11.00 për të vazhduar deri në orën 20.00.Grupi i njohur "NA" hapi siparin e festimeve, ndërsa qytetarët shijuan tingujt e muzikës. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashki Arben Skënderi tha se kjo është festa e të gjithëve e shqiptarëve të Kosovës, por edhe e Shqipërisë.Të rinjtë e Frymës së Re Demokratike përpara Ambasandës së Kosovës në Tiranë i bënë thirrje 5 shteteve të Bashkimit Europian të njohin pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu të rinjtë e FRD-së i kërkuan politikës të ulin tonet nacionaliste.Ndërsa bulevardet kryesore e rrugët e Tiranës ishin më të heshtura. Mungonin dekoret dhe qytetarët ecnin në normalitetin e së dielës. Vetëm në qëndër të Tiranës nxënësit e Ismail Qemalit me kërcimet e tyre ngjallën kureshtje e interes tek kalimtarët.