Qeveria në 365 ditë, MJAFT: U mbajtën 6 nga 25 premtime elektorale
Qeveria e majtë ka arritur që të realizojë vetëm 6 premtime nga 25 më kryesoret. Pas një anlize të punës për vitin 2014 Lëvizja "Mjaft" bëri me dije se disa nga premtimet kryesore që nuk janë mbajtur është ulja e çmimit të energjisë me 6% dhe punësimi 300 mijë vetëve.Qeveria e majtë ka arritur të mbaj vetëm 6 premtime nga 25 të tilla.Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Mjaft Elton Kacidhja ka deklaruar se disa prej premtimeve më të rëndësishme të cilat nuk janë realizuar është ulja e çmimit të energjisë me 6% si dhe krijimi i 300 mijë vendeve të puunës.Po ashtu sipas Lëvizjes Mjaft edhe Goditja e Monopoleve apo sistemi falas në shëndetësi janë premtime të parealizuara.“Në total janë analizuar 25 premtime, nga të cilat rezultojnë 9 të parealizuara, 6 premtime të realizuara, 7 premtime të realizuara pjesshëm dhe 2 premtime janë të pamatshme. Premtimi i parë i qeverisë është ulja me 6% e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, ky premtim konsiderohet i pambajtur.”