Kuvendi nis sesionin, Meta: Të përmirësojmë dialogun mazhorancë-opozitë
Kuvendi i Shqipërisë i ka dhënë udhë sesionit të katërt parlamentar.Në sallë, ishte edhe opozita kur kryetari i Kuvendit prezantoi sfidat e 2015, ndryshe nga sesioni i shkuar që i gjeti demokratët në bojkot.Kryeparlamentari Meta në fjalën e tij drejtuar deputetëve vuri theksin në forcimin dialogut ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, me qëllim çuarjen përpara të proçesit të integrimit përmes plotësimit të prioriteteve kyçe.“Gjatë këtij viti dhe sesioni parlamentar, Kuvendi do të fokusojë aktivitetin e tij në disa drejtime dhe procese të rëndësishme ku padyshim më thelbësori mbetet realizimi i reformës në drejtësi.Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, përveçse një instrument parlamentar në kuadrin e ligjvënies, duhet të jetë shprehje e ushtrimit të përgjegjësisë dhe vullnetit tonë për ndryshim ndaj opinionit publik shqiptar, ndaj institucioneve të sistemit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarëGjatë këtij sesioni ne do të synojmë të përsosim më tej funksionimin demokratik dhe transparent të Kuvendit përmes promovimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të dialogut politik, konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës. Do të synojmë përmirësimin e mëtejshëm të funksionit kushtetues të ligjvënies së Kuvendit përmes shqyrtimit më cilësor të legjislacionit gjatë procesit legjislativ dhe përmirësimit të procedurave legjislative.Do të synojmë forcimin e mëtejshëm të rolit mbikëqyrës të Kuvendit përmes përdorimit intensiv dhe efikas të instrumenteve të kontrollit parlamentar dhe në veçanti, të rrisim më tej rolin e Kuvendit në kuadër të procesit të integrimit evropian në veçanti për përmbushjen e pesë prioriteteve, ku më e rëndësishmja natyrisht qëndron reforma në drejtësi”, u shpreh Meta.Ndoshta në hapat e marrëveshjes së 24 dhjetorit, palët gjetën konsensus të gjerë, në votimin e zgjatjes së afatit dhe përbërjes së 2 komisioneve të kërkuara nga opozita shqiptare.Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve me kryetar Arben Ristanin mori 121 vota pro, ndërsa Komisioni Hetimor për largimet dhe shkarkimet në administratë me kryetar Genc Pollon mori 120 vota pro.Por ndërsa votohej me konsensus për komisionet, ish-kryeministri Sali Berisha, që qendroi vetëm pak minuta në seancë, jashtë Kuvendit foli me të tjera tone."Unë kam bindjen se qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë fuqishëm në të gjitha këto raste dhe kësaj qeverie që sillet me një arrogancë të paparë ti japin përgjigjen e merituar”.Paralelisht me keto deklarata të Berishës, Kuvendi në seancë miatoi edhe përberjen e re të komisioneve parlamentare, ku me ndryshimet në rregullore, një deputet mund të m arrë pjesë vetëm në një Komision.Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 18:10.Ky sesion parlamentar, që përkon me një vit elektoral i vë deputetët përballë vendimarrjeve të vështira.Vetëm në 3 javët e para, Parlamenti duhet të votojë për dekretin e Presidentit që Gent Sejko të jetë në krye të Bankës së Shqipërisë, por edhe dy emrat e dekretuar prej Kreut te Shtetit për anëarë të gjykatës së lartë, për të cilët deri më tani, Presidenti dhe shumica, kanë pasur një përlasje të hapur.KOMISONET HETIMOREPër TatimetArben RistaniJorida TabakuFlorion MimaHelidon BushatiPër AdministratënGenc PolloVoltana AdemiKletis KrujaAlban ZeneliPartitë mbledhin grupet parlamentareMe nisjen e sesionit të ri parlamentar partitë politike kanë mbledhur grupet parlamentare për të diskutuar lëvizjet politike. Mbledhja e grupit të PS u mbajt rreth mesditës dhe u drejtua nga kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi.Edhe kryeopozitari Basha mblodhi grupin parlamentar demokrat ku shpalli prioritetet për sesionin e ri parlamentar.Programi dhe kalendari i punës për sesionin e riProgrami dhe kalendari i punimeve për këtë sesion, pritet të jetë i ngjeshur dhe intensiv me reforma jetike për vendin dhe proçesin integrues. Reforma në sistemin e drejtësisë, pritet të jetë ajo më e rëndësishmja ku ligjvënësit shqiptarë do të angazhohen dhe do të marrin praktikat dhe rekomandimet e vendeve perëndimore. Kjo reformë do të prekë të gjitha ligjet për sistemin e drejtësisë, dhe mund të shtrihet deri dhe në ligjin themeltar të shtetit, kushtetutën. Ndonëse mazhoranca e ka miratuar komisionin parlamentar që do të merret me këtë reformë, marrëveshja e dhjetorit me opozitën mund të sjellë dhe ndryshime në mënyrën se si do të organizohet apo udhëhiqet puna.Gjithashtu puna e mazhorancës dhe opozitës do të përqëndrohen dhe në zbatimin e pikave të rezolutës së përbashkët të fundvitit, 2014. Pranë konferencës së kryetarëve tashmë janë të dokumentuara dy kërkesa, për ngritjen e komsioneve ad-hock për miratimin e një ligji për dekriminalizmin e parlamentit dhe institucioneve shtetërore, por dhe një komisioni për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Këto dy çështje për muaj me radhë u kthyen në betejë politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku demokratëve ju deshën rreth 5 muaj bojkot, bashkë më ndërkombëtarët, për të arritur të bindin Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të punuar në këtë drejtim.Jo pa debat dhe kundërshti politike do të kalojë dhe ndërhyrja në kodin zgjedhor e njoftuar nga mazhoranca, në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit. Ndërhyrjet në ligjin zgjedhor do të jenë teknike në kaudër të ndarjes së re territoriale, por opozita ka bërë të ditur se nuk bëhet pjesë e tyre. Sipas deputetëve demokratë, ndërhyrjet në kodin zgjedhorë, kanë faktuar se ndarja e re territoriale ka qëllime elektorale.Në programin e punës së kuvendit, zënë vend dhe dy ligje për hapjen e dosjeve të komunizmit, që padyshim do të jenë pjesë e debatit politik por dhe ndjeshmërisë publike.Në këtë drejtim ka një inisiativë të zyrtarizuar nga deputëtët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, por dhe një projekt që vjen si nisëm e Këshillit të Ministrave përkatësisht nga Ministria e Mirëqenjes Sociale.Gjithashtu në sesionin e ri parlamentar do të kemi dhe ndryshime në ligjin për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, kjo dhe në përshtatje me reformën e re administrative territoriale.