Partia Socialiste – Ministria e Mbrojtjes për 21 Janarin

As vendimi i gjykatës nuk i ka shuar zërat, akuzat dhe kundër akuzat për demostratën e 21 Janarit. Askush nuk e ka zbatuar postulatin, se kur gjykata flet, të gjithë duhet të heshtin. Madje këtë herë akuzat nuk janë hedhur te të akuzuarit por tek ata që kanë hetuar. Në fillim ka dalë deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, që ka akzuzuar ekspertin, Ndoc Çardaku, se ka falsifikuar provat  e vrasjes së demostrueit, Ziver Veizi.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Brendshme e cila për të qenë më bindëse se nuk janë falsifikuar provat ka dhënë me anë të videos, mometin kur është bërë ekspertiza e rrobave të Ziver Veizit.Madje në një proçesverbal, janë shënuar me detaje se çfarë janë gjetur në këmishën e demostruesit të vrarë në afërsi të derës së kryeminsitrisë dhe që për këtë vrasje prokuroria akuzoi gardistin, Agim Llupo.