Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagoson 6 persona

Një aksident si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor, Shkodër-Hani i Hotit.Dy automjete janë përplasur në fshatin Shtoj dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë tejkalimi i shpejtësisë.Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 6 persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Tiranës.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.