Berisha në Facebook për Planin Rregullues të Tiranës: Rama mashtroi 11 vjet me rradhë dhe nuk e bëri Planin
Kryeministri Sali Berisha, ka folur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, për Planin Rregullues të Tiranës.“Dje miratuam Planin Rregullues të Tiranës së shekullit të 21-të. Ky Plan, bën të mundur zhvillimin e Tiranës si qytet i shëndetshëm, ekologjik, modern, me shumë qëndra, shkolla, parqe, kënde lojërash e terrene sportive, sistem modern transporti.Ky është Plani i shanseve të barabarta që zhvillon pronën, duke shpërblyer njëlloj pronarin e truallit dhe pronarin, të cilit toka i mbetet oborr apo lulishte dhe i jep fund politikës së lumturimit të klientëve me leje ndërtimi dhe ndëshkimit të qytetarëve me njollat e ndërtimit. Ai parashikon zhvillimin e qytetit pa u bllokuar nga Këshilli i Bashkisë, Këshilli Kombëtar i Territorit apo nga ndonjë sekser. Plani Rregullues i Tiranës do të shëroje Tiranën nga virusi i betonit që i zhduku më shumë se 4/5 e mushkërive, sipërfaqes të saj të gjelbër.Duke filluar nga ky vit, nis rritja e sipërfaqes së gjelbër nga 0.8 m katror që është tani, në 4.2 m katror për frymë, në vitet e ardhshme. Z. Rama mashtroi 11 vjet me rradhë dhe nuk e bëri Planin, sepse në mungesë të tij, ai ishte i lirë të favorizonte e penalizonte këdo e kudo që i përgjigjej ose jo interesave të tij.Z. Basha e bëri atë në 18 muaj.Urime Tiranë, Planin e këtij shekulli!Ne mbajmë premtimet tona! Sb”