Shkodër, vrasje me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Thive”
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur “Ura e Thive”.Viktima e kësaj vrasjeje është shtetasi Gjon Gjeka, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj të qytetit të Shkodrës.50 vjeçari Gjeka, është vrarë me armë zjarri tip pistoletë në makinën e tij. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së qytetit të Shkodrës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.Po sipas disa burimeve nga policia e Shkodrës, Gjon Gjeka njihej si person problematik, dhe ka pasur preçedent penal. Mendohet se shkak i vrasjes së 50-vjeçarit dyshohet të ketë qënë një konflikt i vitit 1997.