Karikaturistët arabë i përgjigjen "Je sui Charlie"
Karikaturistët arabë i janë përgjigjur "me të njejtën monedhë" revistës satirike "Charlie Hebdo" pas ripublikimit të karikaturës së profetit Muhamed në kopertinë. Ndërkohë, ndërsa në vendet me shumicë myslimanë ka pasur protesta të dhunshme, në Europë dhe Amerikën Veriore njerëzit janë sërish të interesuar për të pasur në dorë "numrin e të mbijetuarve".Numri i ri i revistës satirike franceze "Charlie Hebdo" që arriti të shesë miliona kopje vazhdon të ngjallë reagime në botën arabe.Karikaturistët arabë kanë reaguar duke vënë në pikëpyetje kuptimin e lirisë së fjalës në Perëndim dhe duke sulmuar liderët e tyre hipokritë si dhe Izraelin për aplikimin e dy standardeve ndaj myslimanëve.Kritikat janë rritur ndjeshëm sidomos pas publikimit të lajmit se në vitin 2009 e njejta revistë, kishte pushuar nga puna karikaturistin veteran Moris Sinet, pasi kishte tallur në karikaturat e tij martesën e djalit të ish-Presidentit Sarkozi me një grua hebreje.Klerikët myslimanë në Lindjen e Mesme e kanë denoncuar sulmin në të cilin mbetën të vrarë 8 gazetarë dhe karikaturistë, por kanë kritikuar ashpër edhe ripublikimin e karikaturave të profetit Muhamed në numrin e parë të dalë në shtyp pas ngjarjes.Protesta të mëdha ndaj botimit të karikaturave ka pasur edhe në Algjeri, Pakistan, Jemen, Indi. Protestuesit në disa vende janë përleshur edhe me policinë dhe nuk kanë munguar arrestimet.Ndërsa në Jeruzalem, pas faljes së te premtes në xhaminë Al-Aksa, palestienzët kanë protestuar duke djegur edhe flamurin francez dhe kanë shprehur pakënaqësinë për pjesmarrjen e Presidentit Mahmud Abaz në marshimin e solidaritetit në Paris të dielën e kaluar.Por ndërsa në vendet ku dominon besimi mysliman ka pasur protesta, në Europë dhe Amerikën e Veriut njerëzit janë vënë në radhë për të pasur një dorë një kopje të revistës.Në Gjermani, të shtunën mbërritën kopjet e para, gjithsesi të pakta në numër. Megjithatë, disa gazeta gjermane kanë ribotuar kopertinën. Revista ka mbërritur edhe në Nju Jork, ku është nxjerrë në shitje nga një librari franceze e hapur nga atashehu kulturor i ambasadës franceze atje.Radhë të gjata në të ftohtë ka pasur edhe në Kanada, pasi vetëm 1500 kopje të revistës kanë mundur të mbërrijnë në vend, gjithsesi një rritje e konsiderueshme në krahasim me 100 kopjet që vijnë zakonisht, pavarësisht komunitetit të madh frengjishtfolës atje.


