Tiranë, pas sherrit iu përplas koka në beton, vdes ish-polici

Tiranë- Një sherr verbal mes dy personave në zonën e njohur si tregu çam në Tiranë ka përfunduar në mënyrë fatale për njërin prej tyre.Viktima Azem Duraku, rreth të 60-ve, është qëlluar me grusht nga personi tjetër, i identifikuar si Florian Keta, dhe është rrëzuar në tokë duke përplasur kokën në beton, gjë që ka sjellë vdekjen e tij të menjëhershme.Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, nëse ishte një konflikt i çastit mes dy personave, apo nëse kjo ngjarje ka nje tjetër prapavijë.Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke i vënë prangat autorit te dyshuar Florian Keta.Burimet thanë që autori edhe viktima kanë qenë komshi me njëri tjetrin edhe fillimisht ka nisur një sher verbal në një lokal pranë lagjes ku jetonin. Nuk dihet ende shkaku qe ka çuar në këtë sherr që me pas ka gjeneruar nje konflikt me grushta.Viktima Durraku nga goditjet e marra është përplasur me betonin e trotuarit edhe ka humbur jeten menjëherë.60-vjecari Durraku prej shumë vitesh ka qenë efektiv i policisë së shtetit por kjo nuk ka lidhje me motivet e ngjarjes.Ndërsa autori Keta ishte punonjës i njësisë bashkiake numër 10 në kryeqytet.Policia shoqëroi edhe disa persona si dëshmitarë të ngjarjes nga të cilët priten të zbardhen motivet e sherrit që përfundoi në vdekje.sherri te tregu çamkrimi 4 ok[caption id="attachment_450165" align="alignnone" width="411"]krimi 1 ok Ne foto duket viktima i cili gjeti vdekjen pas sherrit[/caption]krimi 2 ok.Oranews.tv/