Vuçiç viziton sot Kosovën, do pritet me protesta nga të rinjtë e Gjilanit
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe një delegacion i Ministrave të tij pritet të vizitojnë sot Kosovën. Vuçiç, do të jetë për vizitë në Pasjan, Shtërpcë dhe Graçanicë.Ai do të shoqërohet nga Ministrat Bratislav Gashiç, Nikola Selakoviç, Nebojsha Stefanoviç, Zlatibor Lonçar, Aleksandar Vulin dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç i cili edhe është mikpritës i vizitës së Vuçiçit.Sipas programit të vizitës, Vuçiç do të marrë pjesë në hapjen e maternitetit në Pasjan, e në Shtërpcë është paraparë takimi me përfaqësues të bashkësisë lokale.Në Graçanicë është paraparë takim me kandidatin për prefekt të Iniciativës Qytetare“Srpska” Vladeta Kostiçin dhe me kryetarin e deritashëm të Graçanicës, Branimir Stojanoviç si dhe është paraparë të bëjë zbulimin e përmendores së mbretit Millutin.Ndërkaq një grup të rinjsh në Gjilan kanë paralajmëruar protesta. Të rinjtë kanë bërë edhe tek qytetarët e tjerë për t’iu bashkuar tek Teatri i Qytetit të Gjilanit, dhe për të vazhduar më pas në njërën prej rrugëve periferike të qytetit, nëpër të cilën do të kalojë delegacioni nga Serbia.“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit, ftoheni që nesër nga ora 09:00 të bashkohemi te Teatri i Qytetit, që pastaj të shkojmë në njërën rrugë periferike të Gjilanit nëpër të cilin delegacioni nga Serbia do të kalojë. Aty ne do të dalim ta presim Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç me flamuj kombëtarë e shtetërorë, me pankarta të shtetit të Republikës së Kosovës e me pankarta duke i kërkuar përgjegjësi për krimet e luftës”, thuhet në njoftimin për media.Njoftimi është përcjellur nga adresa elektronike e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ([email protected]), ku thuhet se ky organizim bëhet nga të rinjtë e Gjilanit.