Merkel: Gjermania do të përdorë të gjitha mjetet kundër intolerancës

Një ditë pasi deklaroi se islami është pjesë e Gjermanisë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Gjermania do të përdorë të gjitha mjetet e saj kundër intolerancës.Deklarata u referohet tubimeve dhe protestave pro dhe kundër islamizimit që kanë pushtuar prej javësh Gjermaninë, por veçanërisht qytetet Dresden dhe Këln.Merkel tha se ka predikues të urrejtjes dhe gjithashtu njerëz të dhunshëm që përdorin fenë për axhendën e tyre abuzive, duke shtuar se shembulli më i keq është ai i Parisit.“Ajo çfarë ne duhet të bëjmë në këto momente, është përdorimi i të gjitha mjeteve ligjore dhe shtetërore kundër dhunës dhe intolerancës”, tha ajo.Merkel deklaroi qartë dhe prerë, se ksenofonbia, ektremizmi, racizmi dhe dhuna nuk kanë vend këtu.“Ne jemi duke luftuar që të sigurojmë që asnjë këto elementë negativë të mos kenë hapësirë në asnjë vend tjetër”, shtoi Merkel.Duke theksuar se tashmë njerëzit jetojnë me frikë, Kancelarja gjermane tha se Gjermania është kundër çdo gjejë që vë në pikëpyetje vlerat europiane.Gjermania u përfshi dje në protesta pro dhe kundër islamizimit, ku thuajse 20 persona dolën në rrugët e Dresdentit kundër ektremizmit, por autoritet mendojnë se grupi i Pegidas po rrit urrejtjen racore në vend.