Basha kërcënon shumicën nga Shkodra: Ramën e Metë do i rrëzojmë si Stalinin
Ata që rrëzuan bustin e e vëllait të Enver Hoxhës, do të rrëzojnë dhe bustin e inkriminimit. Nga shkodra kreu I opozitës Lulzim Basha, në 25 vjetorin e rrëzimit të bustit të stalinit I ka përcjellë mesazhe të qarta dy drejtuesve të maxhorancës."Një shtatore të re, njësoj të mënxyrshme po tenton të vendosë qeveria dhe dyshja Rama-Meta, në Shkodër e kudo. Eshtë po aq e rrezikshme sa ajo e Stalinit. Eshtë instalimi i qeverisjes më të inkriminuar, është instalimi i qeverisjes me banditë. Nuk ka rrezik më të madh për lirinë, për një demokraci e qytetërim si i juaji, si i joni, si i Shkodrës, se sa lidhja e politikës me krimin, promovimi i krimit, kthimi i krimit në model.Kjo ka ndodhur në Shkodër më shumë se në asnjë qytet tjetër. Kjo qeveri, dyshja Rama-Meta tinëzisht e ka kuptuar mirë se kulturalisht e me vizion nuk hyn dot në këtë qytet, sepse ka të kundërt me ju e ka botëkuptimin, orientimin, kulturën, frymëzimin dhe vlerat e shpirtit. Përdori shtegun e dhunës e të krimit, të atyre që ky qytet i ka të huajtur historikisht."Basha e ka cilësuar show të mazhorancës, pr/ligjin për dosjet, ndërsa ka shpjeguar që demokratët gjithmonë kanë qenë pro pastrimit të figurës.I shoqëruar nga grupi parlamentar, dhe protagonistë të 14 janarit 1990, numri një i Partisë Demokratike lancoi në 25 vjetorin e demonstratës së parë antikomuniste, projektin "Drejt Lirisë".Ky vit është 25 vjetori i kësaj ngjarje nga më madhoret në historinë e Shqipërisë. Për ta përkujtuar me nderimet e merituara ne kemi shpallur projektin tonë "Drejt Lirisë" që është rikthimi ynë dhe i brezit të ri në gjurmët e përpjekjeve, sakrificave dhe heroizimit më të spikatur, udhëtimi ynë simbolik në vijën e këtyre ngjarjeve për të njohur më mirë veprën e paraardhësve tanë, për t'u lidhur fort me themelet tona, për ta bërë historinë pjesë organike të formimit dhe vetëdijes të të rinisë shqiptare, të për ta ngritur kurajon në lartësinë e një virtyti popullor të çmuar.Vizitën e tij në Shkoder Basha e përmbylli në muzeun e krimeve të komunizmit, ku u njoh me vendin e torturave që për 50 vite ai regjim famëkeq ushtroi mbi bijtë dhe bijat e këtij qyteti.
