Kosova e pret Vuçiç me parulla: A po djersitesh në vendin e krimit?
Krahas protestave të paralajmëruara nga të rinjtë e Gjilanit, një grup tjetër të rinjsh kosovarë kanë ndërmarr sot një iniciativë simbolike për të kundërshtuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, përmes parullave ku e akuzojnë për krime lufte.“A po djersiteni në vendin e krimit?” është një nga pyetjet që i drejtohet shefit të qeverisë serbe dhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviç.Të rinjtë kosovarë, veç protestës kundër Vuçiçit, kanë kundërshtuar edhe deklaratat e Ministrit Aleksandër Jabllanoviç për protestuesit në Gjakovë.“Aktiviteti ynë u realizua duke vënë mbishkrime në disa pjesë pas Graçanicës, rrugë të cilën do ta përshkojë kryeministri serb gjatë ardhjes në Graçanicë, si dhe kemi hedhur bojë në billbordat e vënë me fotot e Vuçiçit”, thotë njëri prej organizatorëve.Fotot jane publikuar nga Agjencia Presheva Jone.
