Kapet me drogë avokati i Mariglen Përgjinit, do i çonte drogë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2015, 11:10
Policia e Burrelit ka arrestuar avokatin lezhian, Ilirian Bizeni, pasi tentoi të fusë disa doza heroinë në burgun e sigurisë së Lartë.Sasia e heroinës ishte e ndarë në qese të vogla të dozuara, ndërkohë që Bizenit i janë vënë prangat menjëherë pasi u kap në flagrancë gjatë kontrollit që iu bë në trup nga gardianët e Burrelit.Avokati 30-vjeçar kishte shkuar në burg për të vizituar klientin e tij Mariglen Përgjini, i transferuar së fundmi në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, pas incidentit në burgun e Shën Kollit ku goditi me grusht prokurorin Ervin Beqiri.