Greqi, një shqiptar bashkëpunëtor i terroristit Kristodulos Ksiros
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2015, 09:47
Një shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se është pjesë e organizatës terroriste në të cilën bënte pjesë dhe terroristi Kristodulos Ksiros.Media greke shkruan se shqiptari i arrestuar, një 37 vjeçar dyshohet se kishte marrë me qera shtëpinë ku u kap Ksiros.Ndërsa personi i dytë i arrestuar po nën akuzën e bashkëpunëtorit të Kristodulos Ksiros, është një shtetas grek në moshën 54 vjeçare.Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet publik nga mediat greke, është arrestuar dje në Kallamata.Ndaj tyre prokuroria e Athinës kishte lëshuar urdhërarrest për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë terroriste, prodhim dhe poseidim të lëndëve eksplozive dhe bombë, si dhe për mbajtje të armëve luftarake pa leje.