Vuçiç në Pasjan: Kosova është djepi i Serbisë
Parrullat e shumta kundër tij dhe flamujt e shumtë kuq e zi, duken se e kanë nxitur edhe më tepër Kryeministrin serb ta nisë me deklarata të forta që në nisje vizitën e tij në Kosovë.Teksa iu drejtua të pranishmëve në Pasjan ku përuroi maternitetin e financuar nga qeveria serbe për këtë fshat, Vuçiç deklaroi se Kosova është djepi i Serbisë.“Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë ne si qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka theksuar Vuçiç.Sipas tij Serbia nuk dëshiron që të jetë në konflikt me askënd.“Ne dëshirojmë të jetojmë me shqiptarët edhe në 100 vjetët e ardhshëm siç ka jetuar 100 vjet më parë”, tha ai.Ai luti serbët që për asnjë çmim mos t'i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve ndërsa u ka bërë apel që të lindin sa më shumë fëmijë.Vuçic në fund ka thënë "Rroftë Serbia", ku dhe është shoqëruar me duartrokitje të gjata. Vizita ka vijuar në Shtërpcë ku Vucic u takua me përfaqësues të bashkësisë lokale ndërsa ka planifikuar edhe një fjalim përpara qytetarëve serbë.“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë, dhe kjo duhet të vazhdojë dhe mos të ndalet me asnjë kusht”, ka thënë ai, pas përurimit të spitalit në Pasjan.Në Graçanicë është parashikuar takim me kandidatin për prefekt të Iniciativës Qytetare "Srpska" Vladeta Kosticin dhe me kryetarin e deritashëm të Graçanicës, Branimir Stojanovic. Kryeminsitri serb viziton edhe manastirin e Graçanicës dhe do të takohet me patrikun Teodosije.Në Graçanicë Vuçiç do të takojë të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës. Për vizitën, kryeminsitri serb ka marrë leje tek autoritete e Prishtinës të cilëve u ka kërkuar edhe shtimin e masave të sigurisë.