ISIS dhe "Charlie Hebdo" në Festivalin e Karnavaleve në Vevçan FOTO

Edicioni tradicional i karnavaleve në Vevçani të Maqedonisë është përshkruar me ngjarje dhe protagonistë aktual.Masakra në gazetën satirike “Charlie Hebdo” në Paris ka qenë një skenë dominuese e karnavaleve dhe maskave që mbanin protagonistët, duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave të huaja, mes tyre edhe një ekip i BBC.ISIS dhe “Je Suis Charlie” ishin improvizuar në karnavale,por nuk mungoi edhe ironia dhe vënia në lojë e protagonistëve të fushave të ndryshme në Maqedoni.Ky festival karnavalesh është tepër specifik dhe dallon nga të tjerët për nga mënyra e prezantimit, kreativiteti i maskave, kostumeve, ikonografisë së përgjithshme dhe ironizimet e pakufishme, që jo rrallë kanë tejkaluar normat e “mirësjelles dhe respektit”.Ai organizohet në këtë komunë me mbi 2 mijë banorë kryesisht maqedonas që kufizohet me komunën e Strugës dhe është afër kufirit me Shqipërinë.1 14 4