Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ, s’ka referendum kundër ndarjes territoriale
Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, duke shfuqizuar 130 vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që pajiste me formular tip njësitë vendore nismëtare për mbajtjen e referendumeve kundër reformës territoriale.Për Demokratët, ky vendim është një presion i drejtpërdrejtë i poltikës ndaj gjyqësorit, por kjo nuk do të thotë aspak mbyllje e derës për referendumet lokale."Është një vendim i Kolegjit mbi një vendim të KQZ që ka ezauruar efektet e tij, por nuk mund të zhbëjë ato 10% të firmave për njësi dhe në total janë 70 mijë firma. Keto kërkesa që i drejtohen Presidentit janë ende duke u shqyrtuar dhe më pas do të vazhdohet me procedura më tej. Nëse do të ketë ndonje pretendim nga PS, sigurisht janë në shkelje të Kushtetutës", tha Bylykbashi.Më herët para trupës gjykuese përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste kërkuan shfuqizimin e vendimeve të KQZ-së, duke arsyetuar se ato janë marrë në kundërshtim me ligjin pasi kërkesat e njësive nismëtare për referendum nuk jan vlerësuar dhe hetuar adminstrativisht.Sipas Koli Beles, ligji nuk e lejon mbajtjen e referendumeve për qëllime të tilla. Ai tha se kërkesat e grupeve nismëtare kanë thjesht efektet e një sondazhi, ndërsa kërkoi të zbatohet vendimi i Kushtetueses për ndarjen e re territoriale.Përfaqësuesi ligjor i PS kërkoi shqyrtimin e çështjes në themel dhe shfuqizim të vendimeve të KQZ.Por drejtoresha juridike pranë Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve tha se ky institucion, ka për detyrë të verefikojë vetëm numrin e kërkuesve për referendum dhe a janë banorë të zonës, është Gjykata Kushtetuese, sipas saj, që vlerëson ligjshmërinë e kërkesave.Për përfaqësuesin ligjor të PD, Spiro Dodbiba, padisë së PS i mungon baza ligjore, ndërsa KQZ nuk mund të marrë atributet e Kushtetueses dhe se KQZ nuk mund të shqyrtojë ligjshmërinë e kërkesave per referendum.Ndërsa deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se qëllimi i vetëm i PS është të pengojë zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën që u garanton Kushtetuta./Oranews.tv/