Radhë të gjata për të blerë numrin e ri të revistës "Charlie Hebdo"

Qytetarët e Parisit u vunë në radhë mëngjesin e së mërkurës për të pasur në duar një kopje të numrit të ri të revistës "Charlie Hebdo", me një karikaturë të profetit Muhamed në kopertinë.Sikurse bënë të ditur dje drejtuesit e revistës, tre milionë kopje po printohen për shitje, një javë pasi dy vëllezërit Kuashi ekzekutuan tetë gazetarë dhe karikaturistë në redaksinë e revistës në qendër të Parisit pikërisht për faktin se kishin botuar edhe më parë karikatura të profetit.Deri para sulmit, tirazhi i zakonshëm i "Charlie Hebdo" ka qenë 60 000 kopje, ndërsa shiteshin rreth gjysma e tyre.Kërkesa për atë që është quajtur "botimi i të mbijetuarve" është rritur ndjeshëm, sidomos pasi është shpallur se fitimet nga shitjet do të shkojnë për familjarët e viktimave.Shitësit në kioska thanë për mediat franceze se kanë marrë shumë kërkesa për rezervime, ndërsa në një dyqan të gjitha kopjet raportohet se janë shitur për 30 minuta.Përveç karikaturës së profetit Muhamed, në brendësi ka edhe karikatura të ekstremistëve myslimanë. Në një prej tyre, dy terroristë shfaqen duke i ngjitur në parajsë e duke pyetur: "Ku janë 70 virgjëreshat?", ndërsa në sfond, stafi i vrarë i revistës po argëtohet.Gjithashtu, në një editorial falenderohen miliona vetë që kanë shprehur solidaritet me revistën në ditët e fundit, por gjithashtu u kërkohet kritikëve që të mos hamendësojnë më se kariakturistët kanë tërhequr rrezikun nga vetja, duke provokuar myslimanët.Ky numër është botuar në gjashtë gjuhë, si anglisht, arabisht dhe turqisht, dhe ka dalë në shitje në 25 shtete.Jashtë Francës karikatura e profetit është botuar edhe nga amerikania “Uashington Post”, gjermania “Frankfurter Allemajne”, italiania “Corriere della Sera” dhe britanikja “Guardian”.Ndërkohë shumë pak gazeta të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore kanë treguar karikaturën e profetit.Publikimi i revistës ndodh një javë pas sulmit nga dy terroristë të armatosur të cilët vranë dymbëdhjetë persona, duke përfshirë tetë gazetarë të së përjavshmes dhe dy policë.Ndërkaq, edhe revista satirike “Le Canard Enchainé" ka marrë një kërcënim ku thuhej se pas “Charlie Hebdo” është radha e tyre.