INUK "rrëzon" Bashën, ndërpret punimet e pallateve tek diga e Liqenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2015, 10:33
Tirane-Inspektoriati Ndërtimor Urbanisitik ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve të objektit 20 katësh pranë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës.Inspektoriati Urbanistik e ka marrë këtë vendim pasi i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të planifikimit të territorit për të parë dokumentet për zhvillimin e këtij objekti.Sipas INUK është vërtetuar se kur është marrë leja nga Bashkia e Tiranës, nuk ka patur projektin me planvendosjen e objektit dhe të dhënat teknike e kushtet që duhet të shoqërojnë vendimin dhe materialet shoqëruese hartografike.Si pasojë mungesës së dokumentacioneve të botuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, INUK i konsideron "nul" vendimet e Bashkisë së Tiranës për këtë kompleks.Në kushtet të tilla duhet të rishikohet nga subjekti projekti i arkitekturës, të paraqitet projekti përsëri në Këshill Teknik, Projekti të paraqitet në 2 variante; të rishikohet struktura, të këtë studim hidro-teknik.Bashkia e Tiranës nuk ka reaguar zyrtarisht pas këtij vendimi, ndërsa e firma ndërtuese ka të drejtë ose të plotësojë kushtet, ose ti drejtohet gjykatës.Më datë 22.08.2014 KKT mori vendimin për të pezulluar e të gjitha lejeve të ndërtimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë deri në konstituimin e njësive të reja vendore, pas zgjedhjeve lokale.Leja në fjalë është marrë përpara kësaj date dhe deri më janar punimet kanë vijuar me sheshin e truallit, deri në hapjen e themeleve. Madje, makineritë vijonin punën në këtë hapësirë. Ndërkohë ambientalistët dhanë alarmin për shkatërrim të mjedisit dhe rrezik të shembjes së digës. Ndiqni me video specialen e Ora News

Vendimi i INUK per ndërprejen e punimeve te pallateve shumekateshe tek diga e Liqenit Artificial