KVV: Komision Ad-Hoc për ndryshimet në Reformën Zgjedhore

Koaliconi i Vëzhguesve Vendor u kërkon partive politike ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për ndryshimet e duhura në Reformën Zgjedhore.Ky koalicion paralajmëron se partitë dhe KQZ janë të vonuar në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.“Koalicioni nxit partitë politike parlamentare dhe veçanërisht dy partitë e mëdha të vazhdojnhë në rrugën e komunikimit dhe konsensusit të gjetur politik dhe ta çojnë më tej në çuarjen para të reformave të domosdoshme për vendin, duke filluar sa më parë me reformën zgjedhore.KVV u kërkon forcave politike parlamentare ngritjen urgjente të një komisioni parlamentar Ad-Hoc për të adresuar të gjithë ndryshimet e nevojshme për një përmbushje sa më të mirë të standardeve për kohën e mbetur në dispozicion, për një administrim sa më të mirë të proçesit.Aplikimi i listave të hapura për kandidatët e Këshillave bashkiakë do të rriste ndjeshëm përfaqësimin qytetar dhe efikasitetin e funksionimit demokratik të qeverisjes së re vendore.Partitë politike, KQZ dhe KZAZ-të duhet të bëjnë publike listat e kandidatëve për Këshillat bashkiakë që dopozitohen prej partive politike në KZAZ, në mënyrë që zgjedhësit të njohin përfaqësuesit e tyre në këto këshilla.Që një në tre emrat e parë ti përkasë secilës gjini nëse ligjvënësi në proçesin reformës zgjedhore nuk do të ndryshojë aplikimin e tanishëm me lista të mbyllura. Si dhe KQZ duhet të nxjerrë listat e votuesve me bazë gjinore.KQZ duhet të ushtrojë autoritetin e saj në përmbushje të detyrimit si organi më i lartë që mbikqyr dhe mirëadministron proçesin duke ndërmarrë hapat e duhur ligjor për të vënë para përgjegjësisë të gjithë aktorët që nuk zbatojnë dhe nuk përmbushin dettyrimet e parashikuara në legjislacionin zgjedhor”.