Cherif Kouachi në 2008 i akuzuar për futjen ilegalisht të luftëtarëve në Irak
Cherif Kouachi, një prej dy vëllezërve të cilët ekzekutuan 12 persona në redaksinë e revistës satirike franceze Charlie HEBDO, ka qenë pjesë e grupit prej 7 anëtarësh, 6 francezë dhe një algjerian, i cili u paraqit në gjyq në vitin 2008, i akuzuar për përfshirje në një rrjet që fuste ilegalisht luftëtarë në Irak.Të shtatë personat, të arrestuar në 2005, u shpallën fajtorë dhe u dënunan për bashkëpunim me organizata kriminale. I dyshuari kryesor, predikues, 26-vjeçari Farid Benyettou, u dënua me gjashtë vjet burg për rekrutimin e "xhihadistëve" në një xhami në veri të Parist dhe transferimin e tyre në Irak nëpërmjet Sirisë dhe Egjiptit.Kurse Cherif Kouachi u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në këtë ngjarje. Kur emrat dhe fotot e Cherif dhe Said Kuashi u publikuan nga policia si të dyshuarit kryesor për vrasjen e Charlie HEBDO, Antony Paone, gazetar i Reuters, u kujtua se kishte filmimet e gjykimit në vitin 2008 .Me fytyrë të mbuluar, Cherif Kouachi tha në atë kohe për Reuters se ai dhe shokët e tij nuk kanë bërë asgjë, dhe se e gjitha ngjarja ishte një sajesë."Unë nuk kam asgjë për të shtuar, e gjitha është një kurth, ne jemi thjesht djem periferie, u shpreh ai atëherë, duke theksuar se është i pafajshëm.Dy vëllezërit u vranë të premten e kaluar pas ndërhyrjes së policisë dhe refuzimit të tyre për tu dorëzuar tek autoritetet franceze. Pas shumë orësh tetantiva për negociata, ata thanë se do të vdesim si heronj, ndërkohë që policisë nuk i mbeti rrugë tjetër.