Tatimet, Shehaj në "Ekopolitikë": Janë 100 mln dollarë dosje evazioni në Prokurori

100 milionë dollarë dosje evazioni janë dorëzuar në Prokurori nga administrata tatimore. Deklarata është bërë nga Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj në studion e emisionit "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe.Shehaj akuzoi Prokurorinë dhe gjykatat se po mbyllin dosjet e evazionit dhe po kthejnë në administratë punonjësit e korruptuar."Sot në Prokurorinë e Shqipërisë  janë 100 milionë dollarë dosje evazioni nga nëntori 2013- deri nëntor 2014, fati i të cilave nuk e dimë si do vejë.Absolutisht ne do çojmë dosje të tjera, por fatkeqësia më e madhe në këtë vend është se kur kërkon të luftohet evazioni, gishti drejtohet te administrate tatirmore. Por ama ky është një sistem.Ky sistem fillon që te gjetja që është administrata tatimore, përcillet në prokurori, prokuroria e çon në gjykata dhe gjykata nuk duhet të marrë vetëm vendim,ose dhe prokuroria të pushojë çështje për paaftësi paguese, por kur të dalë evazori përpara gjykatës duhet t'i thotë se përveç burgut të gjitha asetet dhe evazioni që ke vjedhur duhet t'i kthesh lekët shtetit, por kjo nuk ndodh.Administrata tatimore kishte një administratë totalisht të patrajnuar, ose bëheshin trajnime si për të thënë u bënë trajnime. Ndërkohë që sot administrata tatimore deri te inspektori i terrenit trajnohet dhe pas trajnimit testohet", u shpreh Shehaj.Nikolin Jaka: Jo burg per evazion Kundër Drejtoreshës së Tatimeve për dërgimin në Prokurori të bizneseve për evazion është kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, i cili u shpreh se mbajtja në burg e personit që ka biznesin rrit koston, duke vonuar pagesën. Për Jakën aministia fiskale të jetë reformë në ekonomi, dhe jo amnisti që fal ata që janë afër politikës."Paketa që ne kemi ofruar si dhomë tregtie ka qenë që të ketë amnisti fiskale që të jetë reformë në ekonomi, jo amnisti fiskale për të falur një që është afër politikës. Kjo do të thotë të startojmë duke ndërgjegjësuar sipërmarrjen. Formaliteti nuk fillion duke mbledhur gjobat apo duke dërguar biznesin në prokurori, unë jam kundër dërgimit të biznesit në prokurori, sepse ato gjobat që biznesi ka nuk duhet ti rrisë kostot duke e mbajtur në burg", tha Jaka.Referenca për qeratë e ambienteveDrejtoresha e Tatimeve ka deklaruar se do të vendosen referenca për qeratë e ambienteve, pasi abuzohet nga biznesi, duke ulur vlerat e kontratave për të paguar me pak në shtet. Nismë kjo që është kundërshtuar nga përfaqësuesit e sipërmarjes të pranishëm në panel.Shehaj:“Në Bllok ka shumë vila që janë dhënë me qera dhe qeraja është 500 euro. Do dalë n jë VKM që do të përcaktojë referenca për qeratë, që do jetë ndryshe për një magazinë, ndryshe për dyqan, do ketë refereca”tha Shehaj.Jaka:“ Tregu i qerave lëviz sipas kërkesës dhe ofertës, pra nuk mund të vëmë referenca”.Shehaj:“ Në Bllok janë qerartë 900-12 000 euro dhe deklarohet vila në mes të Bllokut 500 euro.Kjo nuk do lejohet”.Jaka: Për dijen i, nuk ka vilë 12 mijë euro në Bllok.Shehaj: “Jo, janë tre biznese brenda bashkë . Ka zoti.Jaka dhe më beso, ka”. Rimbursimi i TVSH Po ashtu Drejtoresha e Tatimeve ka bërë edhe një përshkrim të rimbursimit të TVSH të bizneseve. Sipas saj këtë vit administrata tatimore i ka kthyer biznesit shqiptar 30% të TVSH të mbledhur."Janë dy momente, e para është TVSH që paguhet me fondin e detyrimeve të prapambetura që është një TVSH e akumuluar në sistem deri në 31 tetor 2013 dhe që quhet e prapambetur. Ato aktualet janë 10 miliardë lekë të rimbursuara nga tatimet, TVSH  të akumuluara nga viti 2014.Janë 96 miliardë dollarë dhe është shifra më e madhe që nga viti 2010. TVSH që është paguar për fondin  e detyrimëve të pashlyera është afërsisht 13 miliardë lekë të dhëna nga fondi prej detyrimeve të prapametura + 10 miliardë lekë i ka dhënë administrata tatimore.Biznesi shqiptar ka marrë 22 miliardë lekë këtë vit dhe nuk është pak. Janë 30% e TVSH së mbledhur që ne ja kemi kthyer sërish biznesit këtë vit."Drejtoresha e Tatimeve ka bërë të ditur gjithashtu, se do të ndërhyhet për të ndryshuar tërësisht sistemin e kasave fiskale, ndërkohe që llotaria për kuponat tatimorë pritet të zhvillohet brenda pjesës së parë të këtij viti.ex/oranews.tv/