24-vjetori i PD Lezhë, Paloka: Mafia po drejton vendin, Tahiri shofer i Shullazit

24-vjetori i krimit të Partisë Demokratike dega Lezhë, ka bërë bashkë themelues të hershëm të kësaj force dhe anëtarë të rinj të saj. Për demokratët ky është një sinjal se e djathta do të ti fitojë zgjedhjet vendore të qershorit. Ndërkohë gjatë kremtimit të 24-vjetorit janë hedhur akuza ndaj qeverisë aktuale, duke aluduar për lidhje të saj me krimin.

 Lezhe-Teksa festonte me demokratët e Lezhës 24-vjetorin e themelimit të partisë në këtë qytet, numri dy i PD-së, Edi Paloka, nuk shmangu dot komentet për ngajrjet e fundit të kronikës, ku sipas tij të gjithë e dinë se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shoferi i Emiliano Shullazit. ”

Largimi nga baza, indiferenca dhe jo rrallë edhe arroganca ndaj militantëve të PD, bëri që një pjesë jo e vogël e qytetarëve shqiptarë të mbeten të pakënaqur nga ne. Saimir Tahiri të gjithë e dinë në Tiranë, sepse e kanë parë është shoferi i Emiljano Shullazit”, tha Paloka 

Sakaq deputeti i qarkut të Lezhës dhe kreu i PD së degës bënë thirrje për bashkim të demokratëve si mënyra e vetme për të fituar zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Lezhë ishin të pranishëm edhe protagonist të hershëm dhe të vonë të kësaj force politike.