Dyshohet se kishte lidhje me atentatorët në Paris, arrestohet në Bullgari

Një shtetas francez i arrestuar në Bullgari ka pasur kontakte me një prej vëllezërve Kuashi, autorë të masakrës së 7 janarit në redaksinë e revistës "Charlie Hebdo".Prokurorja bullgare, Darina Slavova, konfirmoi se Fritc-Zholi Joahin, 29 vjeç, me origjinë haitiane, ka kontaktuar disa herë me vëllain e vogël, Sherif Kuashi. Ai është arrestuar më 1 janar në Bullgari ndërsa po përpiqej të kalonte kufirin për në Turqi.Prokurorja tha se kontaktet kanë ndodhur para se Joahin të largohej nga Franca më 30 dhjetor, një javë para se të kryhej sulmi. Fillimisht ai u arrestua pasi mbi të qendronte një urdhër arresti i lëshuar nga Franca pas pretendimeve të bashkëshortes së tij se kishte marrë peng djalin tre vjeçar të çiftit.Por pas ngjarjeve në Paris, policia franceze lëshoi një tjetër urdhër arresti për të, si bashkëpunëtor i dy vëllezërve, me akuzën për pjesëmarrje në grupime të krimit të organizuar dhe organizimin e akteve terroriste.Në Francë, forcat e sigurisë po vazhdojnë të kërkojnë pjesëtarët e tjerë të grupit që organizoi dhe ekzekutoi sulmin në redaksinë e revistës dhe pengmarrjen e supermarketit hebre javën e kaluar, ku në total humbën jetën 17 vetë.Një tjetër pjestar i bandës është pikasur duke ngarë një makinë, e cila ishte në pronësi të Hajat Bumedin, gruas së Ahmedi Kulibalit, vrasësit të polices bashkiake pariziene në 8 janar dhe katër pengjeve në supermaketin hebre një ditë më pas.Vetë Bumedin u zbulua se kishte qenë në Turqi disa ditë para se të kryheshin sulmet dhe se kishte kaluar kufirin për në Siri në datën 8 janar.Ajo ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Stambollit, ndërsa po verifikonte dokumentat, nën shoqërinë e një tjetër personi, që gjithashtu dyshohet se mund të jetë pjestar i grupimit.Autoritetet turke thanë se nuk kishin asnjë njoftim për nga pala franceze për ta ndaluar të kalonte në Siri, ku edhe mendohet se është momentalisht, pas sinjaleve të fundit të marra nga celulari i saj.