Incidenti në Kuvend, PD: Ndreu gënjen dhe i bën presion Gjykatës
Partia Demokratike i kërkoi sot drejtësisë të çojë deri në fund çështjen e dhunimit në Kuvend të deputetit Gent Strazimiri.Në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi, tha se Partia Demokratike mbetet e vendosur për të çuar përpara proçesin e dekriminalizimit.Deklarata e plotëDeputeti Pjerin Ndreu tentoi t’i bënte presion drejtësisë në derën e Gjykatës së Lartë, me një gënjeshtër publike.Ndreu, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria, por është i pandehur edhe në sytë e mbarë qytetarëve të vendit, për goditje për shkak të detyrës, tha dje se vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.Kemi këtu pamjet filmike të aktit banditesk që ndodhi më 10 korrik 2014, pamje që i kaçdo redaksi, dhe që i kanë pare të gjithë shqiptarët.Në këto pamje duket qartë jo vetëm sulmi fizik, por bie në sy egërsia dhe urrejtja e manifestuar ndaj deputetit Strazimiri.Vetëm një i pandehur që kërkon t’i shpëtojë drejtësisë , mund të thotë se kjo ishte një prekje.Kjo është një dhunë e pështirë, që burimin e ka tek nxitja e Kryeministrit, tek urrejtja dhe frika e Edi Ramës për fjalën e lirë, për kundërshtimin dhe denoncimin e kriminalizimit të politikës dhe administrates publike.Para këtyre pamjeve, cdokush, cdo njeri normal do të kishte gjetur rastin për të reflektuar.Deputeti i Edi Ramës, dorasi i tij në fakt, bën të kundërtën. Sulmon sërish opozitën, gënjen publikisht dhe paturpësisht dhe kërkon t’i bëjë presion Gjykatës.Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të cojë deri në fund cështjen e të mos ndikohet nga shantazhe si ato të pandehurit Ndreu.Ne jemi të vendosur dhe do ta cojmë përpara dekriminalizimin, pavarësisht pengesave që po nxjerr cdo ditë Edi Rama.