"Islami, Europa, terrorizmi dhe liria e fjalës" debatohet në Tonight Ilva Tare

Pas marshimit në Paris, përfaqësuesit e 4 komuniteteve fetare zgjodhën Tonight Ilva Tare, për të ndarë ato momomente krenarie që përjetuan teksa u duatrokitën nga mijëra njerëz për mesazhin që përcollën, harmoninë mes feve në Shqipëri.“Ishin shumë emocione. Falenderojmë Zotin që na nxorri në dritë këtë bashkëjetesë fetare” u shpreh Haxhi Baba Edmond Brahimaj, udhëheqës i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve“Kemi ndarë dhimbjen me qindra mijëra qytetarë parizien. Përpara fjalës së lirë na mbetet vetëm të përkulemi” u shpreh Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës“Nuk përshkruhet me fjalë aq lehtë sa mund të përshkruhet me ndjenjat e zemrës ” u shpreh imzot Lucian Agostini, ipeshkv i Sapës.“Treguam që ne ishim bashkë” shtoi Hirësi Andoni,Episkop i Krujës i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.Si asnjëherë më parë, në debatin për islamin, europën dhe kërcënimin nga terrorizmi, dhe lirinë e fjaës, gazetarja Tare kishte 12 të ftuar, përfshirë edhe kryeimamin e Pejës, që ndanë këto opinione, për rrugën që duhet ndjekur për të fituar betejën me terrorizmin“Ne patjetër duhet të qëndrojmë larg çfarëdolloj imponomi. Në momentin kur shoqëria preket nga imponimi atëherë nuk kemi më besim” tha Enes Goga Kryeimam i Bashkësisë Islame në Pejë."Eshtë problem edukativ. Duhet mësuar me ekzistencën e tjetrit. Tjetri është pasqyra ime dhe unë do komunikoj me atë, dhe për këtë duhet të kem tolerancë" u shpreh Edmond Tupja.Tonet e diskutimit u nxehën, kur u fol për kufijtë e lirisë së shprehjes.Edvin Cami: "Ligji nuk e ndalon satirën në parim por natyrisht që ligji ka kufizime sa I takon ofendimit"Mustafa Nano: "Ato që kanë bërë gazetarët është e gabuar, ose më mirë e disktuueshme, por liria e shtypit prandaj është"Hirësi Andoni,Episkop i Krujës i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri: "Është e turpshme. Mund të bësh kritikë ndaj dikujt por jo ta fyesh."(Video: Ndiqni emisionin e plotë " Tonight Ilva Tare")