Ishte dënuar me 15 vjet burg për “vrasje në tentativë”, ekstradohet

Ekstradohet nga Gjermania 30-vjeçari, Sihat Çelaj, banues në Lapardha të Vlorës. Ekstradimi i tij nga Frankfurti në Tiranë u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar "vrasje të mbetur në tentativë".Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 403, datë 29.10.2010, e ka dënuar shtetasin Sihat Çelaj me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes në rrethana te cilësuara të mbetur ne tentative".Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, në datën 08.10.2013, shtetasi Sihat Çelaj (Vidi Ocelli) u arrestua nga autoritetet policore gjermane me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Përmbledhje e shkurtër e ngjarjes së ndodhur:Më datë 30.08.2009, shtetasi Sihat Çelaj është grindur me disa shtetas të tjerë. Më datë 31.08.2009, shtetasit që ishin perfshirë në konflikt kanë shkuar për sqarim në shtepinë e Sihat Çelaj, por shtetasi Sihat Çelaj i ka qëlluar më armë zjarri .