Riciklimi i mbetjeve,Inspektoriati i Mjedisit Berat gjobit dy firma

Inpektoriati i Mjedisit në Berat ka gjobitur dy firma që merreshin me riciklim të mbetjeve, pasi gjatë kontrolleve u vërejt se nuk kishin lejet përkatëse për ushtrim aktiviteti në Qark. 5 dhe 10 milionë lekë është shuma e gjobës ndaj dy firmave të riciklimit të plehrave në Berat.Berat-Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave në Qarkun e Beratit, ka gjobitur dy firma të riciklimit të mbetjeve me masa administrative me 10 dhe pesë milionë lekë, pas kontrolleve të ushtruara në disa subjekte, ku u konstatua se nuk kanë pasur leje përkatëse për ushtrimin e aktivitetit.Disa muaj më parë ky Inspektoriat gjobiti me 5 milionë lekë për keqmenaxhim të mbetjeve edhe Bashkinë e Beratit.