BBC, CNN, Al Jazeera distancohen, s'publikojnë karikaturën e profetit Muhamed

Jo të gjithë mediat ndërkombëtare kanë mbështetur vendimin e “Charli Hebdo| për të publikuar në numrin e saj të parë të revistës, pas tragjedisë së 7 janarit, karikaturën e Profetit Muhamed duke qarë dhe duke mbajtur në duar parrullën “Je Suis Charlie” , me një titull prekës “U a kemi falur të gjitha!”Shumë organizata të mëdha mediatike, përfshi dhe CNN janë përmbajtur duke u distancuar për të mos publikuar imazhin e profetit. Edhe New York Times, BBC dhe Al Jazeera ishin mes këtyre mediave të cilat zgjodhën sot të mos e publikojnë faqen e parë të revistës e cila nesër pritet të botohet në 3 milionë kopje. CNN shprehu shqetësimin lidhur me sigurinë e stafit të vet si dhe ndjeshmërinë ndaj audiencës së saj Myslimane.Ndërkohë faqja online “The Guardian”, "The Indipendent" tregoi imazhin por e përfshi brenda në lajm duke shkruar në fillim të saj se “Ky artikull përmban imazhin e faqes së parë të revistës që për disa mund të jetë ofenduese.Në Francë dhe në Itali faqja e parë e revistës ka gjetur një publikim të gjerë. /Oranews.tv/