PD për testimin: Rama “gjueti shtrigash” ndaj mjekëve
Partia Demokratike denoncoi sot iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë për të testuar mjekët dhe infermierët.Deputetja, Albina Deda, tha se kjo është kundër ligjit, Urdhërave dhe edukimit në vazhdimësi.Sipas saj, kryeministri Rama në vend që të merret me mungesën e ilaçeve dhe ngrohjes, po kërkon të kapë dhe shëndetësinë në mënyrë korruptive.Deklarata e plotëShëndetësia në Shqipëri është në ditën më të keqe, dhe kjo po zbulohet çdo ditë nga skandalet që kanë mbuluar këtë sektor jetik, nga mungesa e ilaçeve, e ngrohjes, e cilësisë së shërbimit.Shëndetësia dhe gjëndja e spitaleve sot është një nga dështimet spektakolare të Edi Ramës, që jo vetëm nuk u bë falas, por po u kushton tmerrësisht shumë qytetarëve.Në vend që të kujdeset për prioritetet bazë, në vend se të sigurojë ilacet dhe ngrohjen ne spitale, Edi Rama ka nisur betejën me mjekët dhe infermierët, duke shpallur testimin për ta.Ky testim është i paligjshëm, është diskriminues, është korruptiv, sepse mjekët dhe infermierët do të vlerësohen nga Edi Rama, dhe kjo është thjesht një gjueti shtrigash për të larguar disa e për të futur në sistem militantët e tij.Vlerësimi i mjekëve dhe infermierëve është i rregulluar sipas Urdhërit të Mjekut dhe Infermierit, si dhe edukimit në vazhdim.Shumica e mjekëve dhe infermierëve jo vetëm kanë kryer shkollimin dhe specializimin e duhur, por kanë dhe përvojën e mjaftueshme, arritje profesionale që Edi Rama i zeron me një të rënë të lapsit.Kjo është një tendencë e hapur e Edi Ramës për të kapur edhe shëndetësinë, pasi ka gjunjëzuar dhe futur nën kontroll shumicën e pushteteve në vend.Partia Demokratike e konsideron të papranueshëm këtë testim, dhe i nxit mjekët dhe infermierët të kundërshtojnë këtë akt tallës, fyes dhe njëkohësisht të paligjshëm.